Presidenti Biden uron 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Përmbushni obligimet e dialogut me Serbinë

Mes marrëdhënieve të tensionuar të partneritetit, Presidenti amerikan, Joe Biden, uroi Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke sqaruar se SHBA dhe Kosova ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm “të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues”.

Në një letër dërguar Presidentes Vjosa Osmani, Biden i inkurajoi në Kosovë përmbushjen e gjitha obligimeve nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, tha Biden


Shtuar 17.02.2024 13:49