Para pak minutash, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, pasi akuzohet për veprën penale “shkaktim të vetëvrasjes”, pasi dyshohet se ka publikuar një foto me Sibela Abedinin.
Kjo e fundit, u hodh nga kati i katërt, ku edhe humbi jetën.
Nga kafazi i qelqtë, Çoku teksa i shprehu ngushëllimet familjes, mohoi të ketë publikuar ai foton.
“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”, tha Çoku.
39-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të implikimit të tij në disa vepra penale, por që ja ka hedhur paq burgut për shkak të kartelës që ka si person me prapambetje mendore.
Kujtojmë që 27-vjeçarja Abedini, dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut.
E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.
27-vjeçarja ishte nënë e një vajzë 2-vjeçare dhe familjarët kanë ngritur dyshimin se ajo nuk është vetëhedhur nga lartësia, por e kanë shtyrë.