Presin Kukësin, Edi Martini pa dy titullarë dhe 3 të tjerë mbajnë pezull formacionin

Teuta do të presë Kukësin në ‘Niko Dovana” për të luajtur mes tyre sfidën e javës ë 24-të të Superiores. Një duel direkt për mbijetesë mes të dyja skuadrave, të cilët fatkeqësisht ndajnë vendet e fundit në klasifikim.

Durrsakët do të synojnë që në shtëpi të marrin vetëm fitoren, ndërsa Edi Martini prej ditësh ka vazhduar stërvitjen intensive për duelin me verilindorët. Trajneri shkodran në sfidën e së premtes nuk do të mund të llogaritë shërbimet e dy titullarëve.

Në mbrojtje dhe në sulm do të ketë mungesa të rëndësishme. Artan Jazxhi dhe Klejdi Daci do të mungojnë të dy, për shkak kartonësh. Ndërkohë jo vetëm kaq, pasi 3 lojtarë të tjerë janë në dyshim. Lloci, Beqja dhe Fili nuk dihet ende nëse do të mund të jenë të gatshëm dhe kjo bën me “dhimbje koke” Martinin, i cili duhet të mendojë edhe për planin B. /newsport.al/


Shtuar 15.02.2024 11:31