Vazhdon për të tretën ditë zjarri në parkun e argëtimit në Suedi, një person ende i zhdukur

Mbetet aktiv zjarri që shkaktoi dëme të mëdha në parkun më të madh argëtues të Suedisë në Goteborg ditën e hënën dhe luftimet ndërlikohen nga rreziku i shembjes së ndërtesës.

Që prej të hënës një person është zhdukur pasi zjarri shkatërroi një park ujor në ndërtim. Zjarri është rindezur pasditen e së martës dhe në vendngjarje janë dërguar njësitet shtesë zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll.

“Një zjarr është ndezur në strukturë dhe ne nuk mund të hyjmë në pjesë të caktuara të ndërtesës për ta shuar atë, sepse ekziston një rrezik i madh për shembje”, tha agjencia në një deklaratë sot.

“Ne kemi kontroll që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje”, shtoi agjencia. Nuk mund të parashikojmë se kur do të përfundojë fikja.

Imazhet nga zjarri i mëngjesit të së hënës treguan topa zjarri, flakë dhe shpërthime të shumta që shkatërruan rrëshqitje uji, ndërsa një re tymi i zi u ngrit mbi qytet.


Shtuar 14.02.2024 21:21

Tags: , ,