Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera nga persona ende të panjohur.
“Real.gr” shkruan se autorët e vrasjes mund të jenë shqiptarë. Sipas asaj që piloti 32-vjeçar ka dëshmuar tek autoritetet, ai ka dëgjuar që vrasësit e gruas së tij të flisnin në një gjuhë të huaj dhe pas përpjekjeve nga vetë ai dhe autoritetet, burri arriti të vërtetonte se ishte gjuha shqipe.
Të lidhura
None found
Babis Anagnostopoulos në natën e 11 majit ishte i lidhur dhe sytë i kishte të bllokuara, por ai dëgjoi disa biseda që autorët shkëmbyen me njëri-tjetrin.
Piloti iu nënshtrua një ekzaminimi akustik për disa gjuhë të ndryshme dhe ai kishte arritur të kuptonte shqipen dhe gjeorgjiane.
Nderkohe në vëmendje të autoriteteve greke është dhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20 vjeçares Eleni Mylonopoulou, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares. Policia tha se kjo zonjë është një “objekt hetimi” dhe është një “person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa javë më parë në Greqi, ku tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.
20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.
