Argjentina do të marrë pjesë në Copa America 2021, kompeticion që ishte në program për t’u zhvilluar në Kolumbi dhe Argjentinë por që u zhvendos për t’u luajtur në Brazil.
Për shkak të situatës së vështirë me COVID-19 në Argjentinë ku ka shumë të prekur dhe shumë njerëz kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit, kanë bërë që në media të qarkullonin fjalë për tërheqjen e Argjentinës nga Copa America.
Por sëfundmi AFA, Federata e Futbollit në Argjentinë ka dalë me një komunikatë ku bën me dije se Messi me shokë do të marrim pjesë në kompeticionin që do të zhvillohet gjatë kësaj vere. Një lajm i mirë ky pasi pa Argjentinën ky kompeticion do të humbiste shumë nga bukuria e tij.