Trafik i rënduar edhe në hyrje të Tiranës (VIDEO)

Trafik kilometrik është shënuar në këto momente në hyrjet e Tiranës në pjesën e autostradës nga Durrësi dhe në hyrjen nga juglindja pranë TEG.

Kthimi i shumë qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Në pamje shihet se trafiku është bërë shumë i gjatë dhe makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë pa mundur dot të lëvizin në aksin Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG, pasi shpeshherë ‘Top Channel’ ka publikuar video por edhe ankesa të qytetarëve.


Shtuar 6.06.2021 20:00

Tags: ,