Enis Bardhi rikthehet te goli, shënon ndaj Hatayspor në Turqi

Enis Bardhi rikthehet te goli. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut pas 5 muajve pauzë ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori.

Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hatayspor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.

Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sipas SofaScore, Enis Bardhi u vlerësua me notën 8.2, ku përveç golit pati edhe tri pasime kyçe dhe katër duele të fituara.

Bardhi tani ka shkuar në kuotën e tre golave të shënuar në elitën e futbollit turk, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Trezegeut ishte autor i golit të parë në minutën e 49-të, teksa në të 77-të Enis Bardhi nga jashta zona realizoi një supergol, duke finalizuar shifrat në 2:0 për këtë ndeshje.

Pas këtij triumfi, Enis Bardhi me Trabzonsporin e tin marrin vendin e tretë në Superligën e Turqisë me 40 pikë të grumbulluara./Telegrafi/


Shtuar 12.02.2024 17:56