Infermierja 35-vjeçare gjendet e vdekur në një spital në Kosovë

Vdes në vendin e punës, një infermiere e Spitalit të Vushtrrisë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se infermierja thuhet të jetë e moshës rreth 35-vjeçare dhe vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.
“Sot rreth orës 08:00 është informuar policia së është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë”.

Zahiti ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të më tejshme.


Shtuar 6.06.2021 17:19