Bregu i Fildishtë ka shënuar fitore ndaj Nigerisë me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Të parët rrezikuan ‘Elefantët’, kur Simon Adingra gjuajti nga distanca, por në vend ishte portieri Stanley Nwabili.
Në minutën e 38-të, Nigeria mori epërsinë kur William Troost-Ekong shënoi me kokë për 1-0.
Me ketë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta kishte rezervuar spektakël.
Bregu i Fildishtë barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 62-të me Frank Kessien, që shënoi me kokë.
Vendasit u liruan pas golit të barazimit dhe vazhduan të luanin mirë, duke shënuar sërish në minutën e 81-të, kësaj radhe me Sebastian Haller që devijoi një harkim në portën e Nigerisë për 2-1.
Deri në fund, Bregu i Fildishtë ruajti rezultatin dhe arriti të shpallet kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës.
Fitorja e Bregut të Fildishtë mund të quhet mrekulli, pasi që ata kaluan tutje nga faza e grupeve nga pozita e tretë në grup. /Telegrafi/