Fationi është surprizuar nga nipi i tij më i vogël, Dion.
Vogëlushi feston 1-vjetorin, e për këtë Big Brother VIP, vendosi të transmetojë video-mesazhin e tij.
Fationi u prek shumë dhe nuk arriti t’i mbajë dot lotët, pasi pa djalin e motrës.
”Dion të puth daja shumë. U bëfsh edhe 100 vjeç”, u shpreh ai.
Me këtë surprizë u mbyll edhe spektakli, që ishte i mbushur me debate dhe sqarime mes banorëve.