Shitja e Ernest Muçit nuk është pritur mirë nga tifozët e Legias. Talenti shqiptar u shit për 10 milionë euro te Besiktas të cilët kanë bërë zyrtarizimin në rrjete sociale. Nga ana e Legias ende s’ka asnjë postim, por tifozët kanë vërshyer të komentojnë tek postimi i fundit.
Reagime të ndryshme nga ta, disa i urojnë sukses në aventurën e re dhe disa të tjerë e kanë me klubin që lejoi të largohej lojtari më i mirë i ekipit në mes të sezonit.
“Pse dreqin e shitët Muçin”, shkruan një tifoz në koment, ndërsa një tjetër shkruan, “Faleminderit Muçi, do të jesh gjithmonë në zemrën tonë.” /newsport.al/
View this post on Instagram