Përfaqësuesja e Kosovë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën C.
Nga ora 18:00 u hodh shorti i garës së tretë më të madhe të UEFA-s, ndërsa Dardanët kanë mësuar emrat e ekipeve që do ta sfidojnë në Grupin C2.
Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipro, Lituania ose Gjibraltari.
Natyrisht se në letër është një grup i lehtë, pasi secila nga ekipet nuk kanë më shumë cilësi se ne, andaj Dardanët do të mundohen t’i marrin pikët maksimale.
Tanët do të synojnë që të fitojnë këtë grup dhe të kalojnë në Ligën B, në mënyrë që të rritet edhe më shumë kualiteti i skuadrave sfiduese.
UEFA Nations League Draw
Kosovo will be in Group C2:
?? Romania
?? Kosovo
?? Cyprus
??/?? – Winner of Lithuania – Gibraltar pic.twitter.com/291V2rnhu5— Admirim (@admirim) February 8, 2024