Sapo është diskutuar debati mes Rikes dhe Heidit, ku kjo e fundit ka pasur paranoja sikur Rikja e ofendonte mbrapa krahëve.
Nga kjo deklaratë e saj Rikja është lënduar duke mohuar se e ka ofenduar dhe se se ka pritur një gjë prej saj.
Një pjesë nga debati:
Rike: Mbase unë jam gabuar që e kam konsideruar mike Heidin. Mbase jam budallaqe, kemi bërë batuta bashkë. Nëse unë do kisha folur keq për Heidin, do kishte dalë se këtu ka kamera
Rike: Ku doli. Unë mendoja se ishim shoqe, nuk e dija që na kishte futur të gjithëve në një thes. Më vjen keq sepse ende kam simpati për të. Unë mendoj se ty zemër të ka dalë zëri sapo Romeo tha që ka një pëlqim për ty.
Heidi: Unë këtu brenda kam pasur një dyshim që lindi kur Rike pë justifikoi Rozën kur bëri ato komente. Unë mendoj se Rike nuk është ajo naivja që bën.
Rike: Hajde ma thuaj, mos rri duke më buzëqeshur. Unë u zhgënjeva
Heidi: Ta kam thënë, ti tregova të gjitha gjërat. Unë gjerat që i them, i marr të mirëqëna. Vetëm më ke sulmuar.
Rike: Pse kur mendon që një njeri flet keq për ty nuk ia thua? Pse rri e qeshur, pse ua thua Vesës dhe Fationit dhe nuk vjen tek unë?
Heidi: Unë largohem nga një njeri kur i kam idetë e qarta, jo me supozime.
Rike: Këtu janë fallco, se zihen e pastaj puthen e përqafohen.