Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga 2 persona pranë Urës së Institutit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të një dite më parë.
Mësohet se autorët, të maskuar, kanë mundur të marrin rreth 3-4 milionë lekë të vjetra, teksa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për këtë rast.
Janë hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, por për shkak se janë të maskuar nuk janë identifikuar akoma nga blutë.