Sipas La Gazzetta dello Sport, Milot Rashica është nën radarin e Romës dhe po konsiderohet si një opsion tejet i mirë për Jose Mourinhon.
Sipas artikullit, Thiago Pinto është duke kërkuar opsione mbarë gjithë Evropës dhe kosovari ka zgjuar interesimin e madh të tij.
Përparësitë e Rashicës janë shpejtësia, teknika dhe vrapimet e shpeshta, gjëra që pëlqehen nga Mourinho.
Rashica sapo ka rënë nga Bundesliga me Werderin dhe çmimi i tij sillet nga 12 deri në 15 milionë euro.
Për lojtarin ka interesim edhe nga Eitracht Frankfurt.