Trajneri i Arsenalit, Arteta, ka paralajmëruar se mund të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit.
Siç shkruan mediumi spanjoll Sport, emri i Artetas është i lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona, pasi trajneri i këtyre të fundit ka njoftuar largimin në fund të sezonit.
Por, bëhet e ditur se deri më tani, askush nga Barcelona nuk ka kontaktuar me Artetan apo agjentët e tij, teksa drejtori i Barcelonës, Laporta, gjithnjë ka pasur respekt për të.
Arteta ka një kontratë me Arsenalin deri në fund të vitit 2025, dhe marrëdhënia e tij e mirë me krerët më të lartë të Arsenalit mund të çojë në një konsensus për largimin e tij para kohe.
/klankosova/