Bayern Munichi ka bërë një ofertë të re për Kieran Trippier dhe është në pritje të një përgjigjeje nga Newcastle United.
Sipas “Sky Sports” të Gjermanisë, oferta e re e “Bavarezëve” ka vlerën e rreth 15 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.
Klubet po vazhdojnë negociatat, derisa Bayerni po pret një përgjigje nga Newcastle rreth kësaj oferte.
Kampionët gjermanë po insistojnë në transferimin e anglezit, por po vazhdojnë të vëzhgojnë edhe Nordi Mukielen.
Bayerni besohet se do të tentojë transferimin e francezit, në rast se dështon me Trippier.
33-vjeçari me Newcastle United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/