Të gjithë flasin për Rey Manajn, sulmuesi shqiptar zë vend në formacionin e javës

Rey Manaj ka fituar me meritë një vend në formacionin e javës të Superligës turke. Sulmuesi shqipar shënoi 2 golat për Sivasspor në barazimi 2 me 2 ndaj Gaziantep.

Manaj ia ka dalë që në 17 ndeshje ku ka marrë minuta të shënojë 10 gola. Shifrat flasin për të pasi ka shënuar aq herë sa te qenë i pari në renditjen e golashënuesve.

Sivasspor mban aktualisht vendin e 11 në renditje. Manaj është totalisht kryefjala, madje 26-vjeçari mund të jetë në “lupën” e Juventus.

Team of the Week provided by Sofascore


Shtuar 22.01.2024 21:38