Operacioni ‘Tempulli 2’ në Vlorë, ka sekuestruar 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë e 2 armë gjahu.
Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.
Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.
Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 – janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.
Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:
503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;
35 000 lekë, 400 euro;
2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;
12 automjet dhe 45 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.