Dy vëllezërit i montonin vetë minat, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, detajet

Vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj, të cilet u kapën me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4, nuk kanë precedentë të mëparshëm kriminal.

Megjithatë, policia ka dyshime se ata janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër, për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.

Vëllezërit i montonin vetë minat, bashkonin eksplozivet me celularët.

Në Tiranë, ata zotëronin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë”.

Në të tre banesat, ata kishin materiale për kijimin e minave të cilat janë gjetur nga policia.


Shtuar 19.01.2024 10:15