Dhunoi babanë dhe e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë, RENEA arreston 35-vjeçarin në Shijak

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçar në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe e ka kërcënuar se do ta vriste me sëpatë.

Falë ndërhyrjes së forcave të Policisë, ai është arrestuar.

Sakaq, policia bën me dije se; 35-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Gjithashtu, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Njoftimi:

“shtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (swpatë dhe thikë), ndërhyrja e forcave të Policisë parandaloi ngjarjen.

35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e Komisariatit të Policisë dhe u mbyll në banesë.

Ndërhyrja e RENEA-s vuri në pranga 35-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.

Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit Eduart Hoxha., 35 vjeç, banues në Rubjek.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 


Shtuar 19.01.2024 09:59