E tmerrshme/ “Ia theu dhëmbët”: Këngëtarja e njohur dhunohet rëndë nga vëllai i saj

Doja Cat dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën kështu është ajo që nëna e tyre i ka thënë një gjykatësi.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncimin e saj, ajo hedh disa akuza të rënda.

Mamaja e Dojas e liston artisten si një person tjetër që ka nevojë për mbrojtje nga Raman.

Kjo nuk është e gjitha, nëna e Dojas gjithashtu pretendon se Raman e ka rrahur atë dhe ka shkatërruar e vjedhur disa nga pronat e saj.

 


Shtuar 18.01.2024 14:21