Meri Shehu është astrologia më e famshme në Shqipëri, e cila arrin të parashikojë fatin e të gjitha shenjave të horoskopit.
E ftuar disa vite më parë në “Late Night Show” në Ora News, ajo tregoi se Meri është emri i pagëzimit, por nuk dëshiroi të zbulojë për publikun identitetin e vërtetë.
Meri Shehu: Ne u ndikuam se ne shqiptarët duhet të përshtateshe me jetën dhe ndikoheshe. Ishte një luftë për mbijetesë dhe kishim nevojë për shpresë, të besonim diku. Na pagëzuan, unë në letra nuk e kam ndryshuar emrin.
Gjatë bisedës, Meri tregoi se lidhja me astrologjinë ishte rastësi e bukur që i pëlqeu dhe vendosi ta ndiqte si shkollë.
Meri Shehu: Më erdhi rastësisht. Isha në Greqi, isha e martuar, kisha lindur vajzën time dhe aty rastësisht u njoha me një rrymë astrologjie dhe më pëlqeu. As e kisha menduar, as e kisha ëndërruar ndonjëherë dhe mbase nuk më përfaqësonte si një intelektuale që ti përkushtohesha dickaje të panjohur. Është më e bukur se mësuesia sepse të mëson më shumë gjëra dhe unë e kam pranuar kështu.