Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një “shtëpi bari” në një pronë industriale të Neyland. Policia ka publikuar fotot e shqiptarëve të identifikuar si Eduart Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç.
Gjatë operacionit për kapjen e shqiptarëve, u zbuluan 814 bimë kanabis, vlera e të cilave nëse do të shiteshin, do të ishte mes 88 mijë paund dhe 350 mijë paund.
Të pandehurit thanë në gjykatë se e kishin kryer veprën penale për të shlyer borxhin që kishin ndaj kontrabandistëve që si transportuan në Britani të Madhe. Ndërsa gjykatësi tha se do të nisin procedurat për dërgimin e tyre në Shqipëri, ashtu siç parashikon marrëveshja mes dy vendeve sa i takon të burgosurve shqiptarë.