Në Londër është zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve “FIFA the Best”. Në këtë ceremony janë nderuar më të mirët e vitit 2023. Megjithëse është larguar nga Europa, Lionel Messi vazhdon të dominojë botën e futbollit.
Argjentinasi është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin që lamë pas, sipas votave të kapitënëve të ekipeve kombëtare, trajnerëve dhe mediave. Mesi ka mposhtur konkurencën me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen. /Sport Ekspres/