Raphael Dwamena ka lënë një boshllëk të madh te Egnatia. Ish-sulmuesi i rrogozhinasve udhëhiqte listën e golashënuesve, ndërsa akoma mbetet i treti në renditje dhe pse prej 11 nëntorit i mungon futbollit shqiptar.
Aktualisht skuadra e Egnatias ka si golashënues Arbin Zejnullain me 4 gola, lojtar ky që është mesfushor. Me largimin dhe të Isgandarli e Paulauskas, te Egnatia kanë varur shpresat te afrimi i Jurguens Montenegros. Sulmuesi nga Kosta Rika u transferua për shifrën e 150 mijë eurove.
Kujtojmë se më 11 nëntor, Dwamena pësoi atak në zemër gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani(1-1). Luhej minuta e 23’, kur futbolli shqiptar humbi një prej sulmuesve më të mirë të huaj që janë parë ndër vite. /newsport.al/