Teksa pret të dijë rezultatet e testit të tij antidoping, Alejandro Gomez po shijon familjen mes pushimit dhe kujtimeve të së shkuarës.
Diçka doli edhe gjatë intervistës së dhënë për “Cronache di Spogliatoio”, ku ai foli për disa negociata merkatoje që e përfshinin atë.
“Për pak kisha nënshkruar me Interin kur ishte Stramaçioni trajneri i tyre, më pas e shkarkuan. Në fakt, gjatë gjithë aventurës sime tek Atalanta, jam kontaktuar tre herë nga tre klube të ndryshme italiane. Pas Interit ka qenë Lazio, e më pas Monza në kohën që ishte në Serie C”, është shprehur Papu Gomez. /abcnews.al