Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë, zbulohen shefat e rinj

Ditën e sotme, dy ndryshime në rang komisariatesh, janë konfirmuar sot strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Raportohet se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha, i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh

Sakaq, në Lushnje është vendosur shef komisariati  Edmond Pjetri, në vend të Agim Bashës, që ka shkuar në Akademinë e Policisë.


Shtuar 16.01.2024 11:33