Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pa energji elektrike, qindra pasagjerë mbeten në errësirë

Qindra pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.

Në pamjet e siguruara nga AlbEu shfaqen shumë pasagjerë të cilët ndodhen në ambiente të ndryshme të aeroportit, në pritje të fluturimeve të tyre.


Shtuar 12.01.2024 19:54