Rama nxjerr foton krah distributorit turk: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka takuar gjatë vizitës dy ditore në Turqi, distributorin e vaksinës Sinovac me të cilin ka diskutuar mundësinë e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

“PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan Rama.

 

 


Shtuar 3.06.2021 16:25