Mediat në Greqi kanë publikuar të tjera pamje kur burri grek dhe bashkëpunëtori i tij mbajnë në duar trupin e pajetë të 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, i cili u vra natën e ndërrimit të viteve.
Në video shihet se trupi i gruas është i mbështjellë, ndërsa dy personat e mbajnë në duar për ta transportuar në një vend tjetër.
Ndërkohë në pamje të tjerë të publikuar, shihen lëvizjet e dy autorëve afërsisht 4-5 orë pas vrasjes.
Në video shihet kur dy autorët mbajnë në makinën e tyre një dyshek, që e çojnë në banesë, pasi më parë kishin hequr dyshekun ku e kishin vrarë gruan.
Kujtohet se dy autorët japin versionet e tyre të ndryshme për atë që ka ndodhur.
“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej trupi”, argumenton partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen brutale në Selanik së bashku me bashkëpunëtorin e tij.