Vjehrra e shqiptares shtatzënë i kërkon të birit të rrëfejë krimin: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?

Nëna e partnerit të Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, i kërkon djalit të rrëfejë nëse e ka bërë.

Partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e saj brutale, është në paraburgim në pritje të deklarimit të tij dhe i vetmi person që ka kërkuar të shohë është nëna e tij, sipas Star.

 “Të rrëfejë! Nëse e ka bërë le të rrëfejë… Të gjitha provat të çojnë atje…” thotë nëna e 39-vjeçarit dhe shton: “Një falje e madhe, e cila nuk mund t’i kërkohet në këtë moment, asaj nëne dhe vajzës 13-vjeçare që e la jetim pa nënë dhe nënën pa femijë…nuk arrij ta kuptoj, nuk mundem…Të qenit nënë… as nuk e di nese ka ngushëllim. As unë nuk jam në formë të mirë. Të lindësh një përbindësh? Nuk ka asnjë justifikim për këtë.”

Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj.

Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte te banesa e partnerit të saj.

Lidhur me ditën e zhdukjes, 2 janar, nëna e viktimës ka treguar se në orën 07:52 i ka ardhur një mesazh në celular nga numri i Gjeorgjisë ku shkruhej: “Mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se jam vonë dhe do të shkoj direkt në punë. Akisit nuk i thashë gjë, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”.

Ky ishte mesazhi i fundit që ajo ka marrë nga e ndjera, teksa hodhi dyshime se mënyra e të shkruarit nuk ishte e njëjtë me Gjeorgjinën./albeu.com


Shtuar 12.01.2024 21:53