Gazetarja më e re në Gaza, 9 vjeçarja dokumenton për mediat ngjarjet e tmerrshme që po u ndodhin palestinezëve

Një vajzë e vogël me një jelek të madh ku shkruan “Press” qëndron përballë një smartphone, duke transmetuar lajme dhe duke komentuar kaosin që shpaloset rreth saj. Kjo është 9-vjeçarja Lama Jamous, e cila është gazetarja më e re e Gazës. Ajo ndan historinë e saj me më shumë se 540 mijë ndjekës në Instagram.Nga intervistimi i fëmijëve te dokumentimi i kushteve të vështira të jetesës në strehimoret e shkollave, Lama është ndër zërat më të çmuar për popullsinë e Gazës.

Qëllimi i saj është “të ndajë dhe t’i bëjë të qartë botës se fëmijët e Palestinës po torturohen. Nuk ka ushqim dhe ujë. Ata nuk kanë asgjë”, thuhet në një video të CNN kushtuar asaj.Në moshën 9-vjeçare, ajo ofron këndvështrimin e një fëmije për kushtet e tmerrshme rreth saj. Lama tregon zhvendosjen masive të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në përpjekje për të shmangur sulmet ajrore, si dhe kushtet e këqija të jetesës, shkruan Living.

Në një vend të quajtur së fundmi “vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë” nga Kombet e Bashkuara, dhe ku gazetarët janë rregullisht në shënjestër nga IDF, puna e Lamës së vogël është tepër e guximshme dhe frymëzuese.


Shtuar 10.01.2024 22:39