VIDEO / Sa herë që kishte kontakt me topin, tifozët arabë e vërshëllyen Toni Kroosin – kjo shkaku i një deklarate të gjermanit

Ka shkuar në vazhdime gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3.

Por, pati një moment të sikletshëm për Toni Kroosin, që u vërshëllye nga tifozët vendas.

Sa herë që kishte kontakt me topin, mesfushori gjerman u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në stadium dhe arsyeja është natyrisht e kuptueshme.

Kroos kishte kritikuar Gabri Veigan për kalimin te Al Ahli në verë e kaluar, duke thënë se është e turpshme që një talent i ri të zgjedh paranë para karrierës.

Natyrisht se ky koment i gjermanit u dhemb tifozëve arabë, që duan të shohin sa më shumë yje evropian në vendin e tyre. /Telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 22:30