Goditi portierin kundërshtar, babai i dy talentëve shqiptarë dënohet rëndë nga gjykata italiane

Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias.

Te skuadra e Cesenës aktivizohet talenti shqiptar Kristjan Shpendi, derisa në atë ndeshje u lëndua nga portieri i Olbias, Filippo Rinaldi.

Të lidhura

None found

E me ta parë djalin e tij të lënduar, babai i Kristjan Shpendit, Limani u fut në fushë duke goditur portierin me grusht.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.

Është një goditje e rëndë për Liman Shpendin, i cili kërkoi falje të sinqertë duke thënë se gaboi që u fut në fushë, por ai tani deri në vitin 2027 nuk mund të futet në asnjë stadium në Itali. /Telegrafi/


Shtuar më 9.01.2024 19:01

Tags:
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş