Shoferi i makinës përplas 41-vjeçarin me biçikletë në Shkodër, e transporton vetë në spital

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia bën me dije se rreth orës 20:55, në Vermosh, automjeti me drejtues shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, ka përplasur shtetasin S.V., 41 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar 41-vjeçari, të cilin drejtuesi i automjetit e ka transportuar vetë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka njoftuar dhe Policinë për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim ligjor të rastit.


Shtuar 7.01.2024 22:46