Murrizi bën deklaratën e fortë: Në Parlamentin e ri do të vijnë mbi 30 ish-spiunë të Sigurimit

Raportimi i Gentjana Sulës në Parlamentin mbi punën e Autoritetit të Dosjeve ka rihapur debatin për ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit.

Më ashpër në qëndrimin e tij ka qenë Myslim Murrizi, i cili ka deklaruar se në Parlamentin e Shqipërisë të dalë të 25 prillit do të jenë 30 ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit.

“Gaforrja, Kërmilli, Stilolapsi, Qukapiki, Libri, Doku Penicilina dhe deri te ai që ka marrë emrin tim si pseudonim mbiemrin tim Murrizi ish-ambasador do t’i keni këtu në Parlament”, tha Murrizi, që janë përfaqësues nga i gjithë spektri politik shqiptar.

“Do të vijnë edhe 31 ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, 20-22 janë nga PD dhe 12 i ke nga krahu jot zoti Balla. Do t’i kesh këtu, 31 krerë këtu, që e meritojnë këtë përbuzje”, tha Murrizi.

Ai shtoi se “kemi 30 vite që sillemi si te filmi “Vdekja e Kalit” ku janë ulur në këtë sallë të Parlamentit, xhelati me viktimën”.

 


Shtuar 3.06.2021 12:56