Zhegrova i pandalshëm, shënon hat-trick për Lillen

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar het-trik për Lillen në duel me Golden Lion de Saint, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Kupës së Francës.

Zhegrova rrugën e golave e gjeti në minutën e 33-të, 41-të dhe 42-të. Kosovari asistoi edhe në dy golat tjera.

Zhegrova tashmë është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Lilles.


Shtuar 6.01.2024 17:07