EMRI/ Furnizonte me drogë grupet kriminale, shqiptari arrestohet në Itali pas 12 vitesh në arrati! Si u “tradhtua” nga dëshira për të pirë cigare

Një 64-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Itali pas 12 vitesh në arrati.

Fasili Qibini arriti t’i shmangej autoriteteve për 12 vite duke u treguar i vëmendshëm në lëvizjet e tij, por ditën e djeshme, më 5 Janar, është vendosur në prangat e policisë.

Ai i u arrestua teksa po ecte në një rrugë në Secondigliano, Napoli, gati për të ndezur një cigare që sapo e kishte blerë në dyqan.

Hetuesit e kanë pikasur pasi kanë vënë re blerje të pazakonta në shpenzimet e familjes së Qibinit. Sidomos për blerjen e vazhdueshme të cigareve, kur askush në shtëpi nuk ishte duhanpirës, me përjashtim të 64-vjeçarit.

Ata kanë mbajtur nën vëzhgim banesën e tij, derisa të premten shqiptari u “tradhtua” nga dëshira për të blerë cigare, raportojnë mediat italiane.

Fasili Qibini, i cili furnizonte me drogë klanin Di Lauro dhe grupin kriminal Nardiello, doli nga banesa për të shkuar në dyqan të merrte cigare, pasi nuk kishte njeri në banesë që t’ia blinte. Në momentin që doli nga dyqani, ai u arrestua nga autoritetet italiane.

Quibini, i cili tani duhet të vuajë 22 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, ishte në arrati që nga prilli i vitit 2011, kur pavarësisht se ishte në arrest shtëpie ai u zhduk pa lënë gjurmë.


Shtuar 6.01.2024 09:20