Kreu i KFOR-it pret shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës: Të vazhdohet koordinimi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Përgjatë këtij takimi, siç ka njoftuar KFOR, Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

Në një nga fotografitë e KFOR, Ajeti dhe Hoxha shihen teksa nënshkruajnë, të shoqëruar nga Ulutas.


Shtuar 5.01.2024 18:15

Tags: