Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 2 persona

Ditën e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, ka ndodhur një aksident.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se janë plagosur dy gra, të cilat aktualisht ndodhen në spitald dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajmi në përditësim…


Shtuar 1.01.2024 12:59