Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur me urimin e veçantë për Kosovën për Vitin e Ri 2024.
Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama, shkruan se ky vit nis mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.
Kreu i shtetit, uron për të gjithë shqiptarët e shqiptaret e Kosovës gjithçka që ju do zemra.
Mesazhi i Ramës:
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.