VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës, makina përfundon në kanal, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar në Durrës, në sektorin Rinia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”.

Policia thotë se një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Makina kë përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie dhe ambulanca.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 30.12.2023 19:27