Plagosje me armë zjarri në Kurbin, i riu përfundon në spital

Në orët e vona të mbrëmjes së 29 dhjetorit, në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit, një sherr mes dy personave ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri.

30 vjeçari Admir Lika, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika.

Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.

Më pas është njoftuar policia e Kurbinit e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e traumës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e zënkës mes dy të rinjve.


Shtuar 30.12.2023 07:39