Manchester City dhe Barcelona janë në diskutime për të arritur marrëveshje për mbrojtësin Sergi Roberto.
29-vjeçari ka kaluar një sezon me lëndime të shpeshta, duke bërë 20 paraqitje për klubin dhe ka mbetur jashtë listës të Spanjës për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Sipas Sport, e ardhmja e Robertos mbetet e pasigurt me mesfushorin që i skadon kontrata vitin tjetër.
City ka nisur kontaktin me katalunasit për t’ia treguar interesimin, me tri palët që janë të hapur për idenë që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola thuhet se është admirues i Robertos, që mund të luajë në dy pozitat, si mbrojtës i krahut të djathtë dhe si qendërmesfushor.
Spanjolli gjithashtu është i interesuar për sfidë të re, andaj është i hapur për kalimin te City.