Një avion pasagjerësh me 30 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është ulur në një lumë të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë, me sa duket për shkak të gabimit të pilotit.
Sipas raporteve, askush nuk u lëndua gjatë uljes.
Aeroplani i epokës sovjetike Antonov An-24 i Polar Airlines u ndal sot në mëngjes në një distancë të shkurtër nga toka në lumin e ngrirë Kolyma.
Avioni u ul jashtë pistës së aeroportit Zirianka, në një breg lumi me rërë.
Hetimet fillestare treguan se incidenti ishte për shkak të gabimit të pilotit , thanë prokurorët.
Avioni u nis nga Yakutsk, kryeqyteti i republikës Sakha në Lindjen e Largët të Rusisë, të enjten herët në mëngjes.
Ai kishte destinacion Zhiriankan, që ndodhet 1,100 kilometra në verilindje, dhe do të fluturonte në një qytet tjetër të vogël në Sredenekolymsk përpara se të kthehej në Yakutsk.
Video nga një prej pasagjerëve tregoi avionin pothuajse në mes të lumit të ngrirë Kolyma në Siberinë lindore. Temperaturat në Zirianka bien në rreth -40 gradë Celsius në këtë periudhë të vitit.
?? RUSSIA ▪️ Polar Airlines flight № 217 with 35± passengers and crew; accidentally landed on a frozen river instead of the runway of Zyryanka Airport, due to pilot error and low visibility (12/28) pic.twitter.com/12fkTnOElR
— Breaking News ?️ (@AEagle98704) December 28, 2023