Sulmi me armë në Kurbin/ Balla nxjerr pamjet e operacionit të RENEA-s

Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Kurbin, ku 41-vjeçari Rasim Mihana, qëlloi me armë zjarri drejt banesës së një 60-vjeçari dhe më pas u arrestua.

Balla ka përgëzuar reagimin e forcave të policisë dhe RENEA-s, të cilët bënë të munduar arrestimin e autorit.

Postimi i Ballës:

“Përgëzoj Forcat e Sigurisë Kombëtare, Forcat “RENEA” dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për reagimin në kohë për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, si dhe për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorit të ngjarjes. Parandalimi dhe reagimi në kohë janë elemente kryesore të rritjes së parametrave të sigurisë”, shkruan Balla.


Shtuar 27.12.2023 11:36