Dea Mishel Hoxha, një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka kaluar disa ditë në Parisin.
Duke qenë se njihet si qyteti i dashurisë, në Paris vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.
E mesa duket qenka e vërtetë pasi një foto e “Panorama Plus” tregon Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, në shoqërinë e një mashkulli. Atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur foto. Djali në foto është Isli. Mesa duket Dea është rikthyer me ish partnerin duke kaluar disa ditë romantike në qytetin e të dashuruarve.