Steven Gerrard është në bisedime me drejtuesit e klubit anglez, Everton.
Sipas mediave angleze, Gerrard mund të jetë pasuesi I Carlo Ancelottit në stolin e Evertonit.
Ish- legjenda e Liverpoolit, Gerrard, aktualisht është trajner i Rangers në Skoci, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion këtë sezon.
Mbetet të shihet nëse Gerrard të kthehet sërish në Angli, kësaj radhe si rival i ish-klubit të tij Liverpoolit.